Policët e SPB Strumicë e zbardhën vrasjen e 67-vjeçares D.M në Strumicë dhe për këtë rast ka privuar nga liria dy të mitur.
Sipas njoftimit, më 19 shkurt, pas marrjes së informacioneve se në një shtëpi në Strumicë janë kryer vepra penale të përdhunimit dhe grabitjes, ka kontrolluar shtëpinë dhe ka gjetur të vdekur 67-vjeçaren D.M.
Janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit dhe është kryer autopsia e trupit me urdhër të Prokurorit. Është vërtetuar se vdekja ka ndodhur me dhunë ose ngufatje. Për shkak të dyshimeve të bazuara “Vrasje”, në Gjevgjeli është privuar nga liria i mitura 13 vjeçar dhe më pas është arrestuar 14 vjeçaro nga Strumica.
Në hapësirat e SPB Strumicë, në praninë e pedagogut nga Qendra për Punë Sociale, prindi dhe avokati, është biseduar me të dyshuarit me çka është zbardhur vepra penale.