Arrestohen dy zyrtarë në Qendrën e Regjistrimit të automjeteve në Gjilan

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 18:40 | Nga

Policia në Gjilan ka arrestuar dy zyrtar në qendrën e regjistrimit të automjeteve. Pritet të ketë edhe arrestime tjera për shkak të involvimit të shumë personave tjerë.

Arrestimin e këtyre zyrtarëve e kanë konfirmuar për rajonipress burimet tona brenda Prokurorisë dhe Policisë në Gjilan.

Në qendrën e regjistrimit të automjeteve në Gjilan për shpërdorim të detyrës zyrtare janë arrestuar dy zyrtarë nga ana e policisë.

Këto arrestime janë bërë për shkak të hetimeve të gjata nga krimet ekonomike dhe sipas burimeve tona pritet të ketë edhe disa arrestime tjera që lidhen pikërisht me këtë rast./rajonipress/

Të ngjashme