Policia në Manchester njoftoi se në kuadër të hetimit të ngritur pas sulmit në Manchester Arena, në Blackley është arrestuar një grua ndërsa në Nuneaton një burrë.
Pjesëtarët e forcave të sigurisë në Britani të Madhe kanë arrestuar edhe dy persona për të cilët dyshohet se kanë lidhje me sulmin terrorist në Manchester.
Policia në Manchester njoftoi se në kuadër të hetimit të ngritur pas sulmit në Manchester Arena, në Blackley është arrestuar një grua ndërsa në Nuneaton një burrë.
Në njoftimin theksohet se në rrjedhë është hetimi dhe operacioni në mbarë vendin dhe se janë duke zgjatur bastisje të shpejta dhe efikase në shumë adresa, ku deri tani janë arrestuar gjithsej shtatë persona.
Policia lokale të mërkurën në jug të Manchesterit arrestoi tre persona, në Wigan një burrë, ndërsa të martën po ashtu në jug të Manchesterit është arrestuar një 23 vjeçar.
Mediat britanike pohojnë se i dyshuari 23 vjeçar është vëllai më i vjetër i sulmuesit, Isael Abedi. Në sulmin terrorist të kryer më 22 maj para përfundimit të koncertit të pop yllit Ariana Grande kanë humbur jetën 22 persona, ndërsa 59 prej tyre janë lënduar. Policia njoftoi se gjatë shpërthimit pësoi edhe sulmuesi Salman Abedi.