Arrestohen edhe tre persona për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

| 27 Maj 2017 | 13:17 | Nga

Janë arrestuar edhe tre persona të tjerë lidhur me dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë deri tek arrestimi i tyre erdhi pas shqyrtimit të videove materialeve për identifikimin e pjesëmarrësve tjerë në dhunën e 27 prillit.

Pas urdhrit të prokurorit publik tre të dyshuarit janë liruar, raporton Shenja.

Të ngjashme