Kundër shtatë shtetasve të Maqedonisë të moshës prej 23 deri 38 vjeç është ngritur një padi penale për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “pjesëmarrje në organizatë terroriste”.
Katër prej tyre janë arrestuar dje dhe janë nxjerrë para gjykatësit hetues dhe për ta është kërkuar paraburgim 30 ditë.
Njëri nga personat ndodhet në arrati, ndërsa për dy të tjerët ekzistojnë të dhëna se ndodhen në territorin e Sirisë.
Në mesin e të dyshuarve, pesë janë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një nga Kumanova.
Janë kapur B.G. (23), F.I. (31), E.U. (36) dhe M.M. (38), ndërsa B.S. (32) ndodhet në arrati, kurse për S.R. (26) nga Shkupi dhe S.I. (27) nga Kumanova konsiderohet se ndodhen në Siri.
Zëdhënësja e Minsitrisë së Punëve të Brendshme Dejana Nedeljkoviq dje në konferencë për shtyp informoi se aksioni i policisë ka zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit ku janë bastisur shtatë lokacione në Shkup dhe në Tetovë dhe janë gjetur pesë desktop kompjuterësh, dy laptopë kompjuterë, 19 telefona celular, mbajtës për SIM kartela, nëntë USB stiqe, 50 CD, kartela memorike, maskë mbrojtëse, tre dokumente udhëtimi dhe parullë me shkrim në gjuhën arabe “Shteti islamik është i përjetshëm”.
Siç sqaroi Nedeljkoviç, personat janë kthyer në Maqedoni kohë më parë dhe janë ndjekur nga ana e policisë.