Arrestohen gjashtë vegjetarianë për sulme ndaj dyqaneve që përmbajnë mish

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 18:58 | Nga

Gjashtë persona janë dërguar në mbajtje si pasojë e një vargu të sulmeve të aktivistëve vegjetarianë ndaj dyqaneve në qytetin Lille të Francës.

Në muajt e fundit, nëntë bizneseve, përfshirë një dyqan McDonald, një mishtore, dyqan peshqish dhe një dyqan djathi, u janë thyer dritaret dhe u janë përlyer muret me gjak artificial, shkruan BBC.

Aktivistët poashtu kanë shkruar solganin “Stop Speciesism”, një term që dënon trajtimin joetik të specieve tjera nga ana e njerëzve.

Bazuar në një anketë të vitit 2016, 3% e banorëve të Francës janë vegjetarianë. Mirëpo një debat i ashpër po bëhet në këtë shtet pasi që ai ka një traditë të vjetër të ngrënies dhe gatimit të mishit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme