Vriten 6 ushtarë tajlandezë pasi bien në minë

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 13:01 | Nga

Gjashtë ushtarë tajlandezë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur sot pasi që kanë rënë në një minë që dyshohet se ishte vendosur nga kryengritësit myslimanë në provincën lindore të Tajlandës, Pattani, njofton policia.

Kryengritja me dekada e vjetër separatiste në provincat myslimane të banuara kryesisht me budist tajlandezë Yala, Pattani dhe Narathiwat i ka vrarë më shumë se 6.500 njerëz që nga viti 2004, transmeton Express.

Bomba e fundit ishte vendosur në baltë në rrugë dhe shpërtheu kur ushtarët që ishin në një patrullë rutinore shkelen mbi të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme