Prej kurorëzimit të Mbretit deri në dashuri, astrologjia është gjithkund në Tajlandë

Prishtinë | 28 Pri 2019 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Duke peshuar nëse puna e saj është e duhura për të dhe nëse lidhja e saj e dashurisë do të shkojë deri në fund, Jarunun Sangjun (27) në fund e bën atë që çdo tajlandez tjetër do ta bënte: kërkon një fallxhore për këshilla.

Fallxhori, i cili ka vendosur një tryezë të rrumbullakët në një cep rruge afër një tempulli në Bangkok, e pyet për datën dhe kohën e lindjes, para se të nisë leximin e treguesve të saj në horoskop, shkruan sot Koha Ditore.

“Yjet po thonë se sivjet do të ndërrosh disa vende të punës, do ta nisësh një lidhje të re dashurie”, thotë fallxhori i njohur si Ajarn Jamras, i cili thotë se e praktikon këtë punë për më shumë se 30 vjet.

Parashikimi i fatit, përskaj rruge, është sa një botë larg përgatitjeve në vazhdim për kurorëzimin e mbretit të ri të Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, më 4 maj. Kulturë e rrënjosur në parashikim të fatit Ama astrologjia luan rol kyç në ceremonitë e kurorëzimit këtë javë, kur edhe monarkut do t’i bëhet leximi i horoskopit.

Ngjarjet kryesore të kurorëzimit nga 4 deri më 6 maj do të jenë të parat të tilla që vendi ka pasur që prej kurorëzimit të babait të Vajiralongkornit, mbretit Bhumibol Adulyadej, më 5 maj 1950. Ai ka sunduar për shtatë dekada para se të vdiste në tetor të 2016-s.

Kultura tajlandeze është e zhytur në astrologji dhe forma të tjera të parashikimit të së ardhmes, si leximi i shuplakës së dorës, letrat e tarotit dhe Feng Shui, të cilat përkojnë me budizmin mbizotërues në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme