Në Tepelenë 6 persona u kapën me 103 kilogramë kanabis, ndër ta edhe një femër

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë persona janë vënë në pranga nga policia në një operacion antidrogë të zhvilluar në fshatin Vasjar të qytetit të Tepelenës.

Sipas policisë gjatë operacionit u sekuestruan me 103 kg kanabis. Shtetasit e arrestuar janë Ramiz Jahaj nga Vlora, Mikel Ziflaj nga Memaliaj, Leonidha Kociaj nga Mallakastra, Sefer Dukaj nga Vlora, Matjana Betaj nga Memaliaj, dhe Ervin Saka nga Vlora.

Uniformat blu bëjnë me dije se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin në vendin e quajtur Mogila, në një banesë të pabanuar po përpunonin dhe paketonin 103 kg lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me qëllim transportimin në drejtim të qytetit të Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe të Stacionit të Policisë Memaliaj, organizuan dhe finalizuan operacionin “Vasjari”, ku si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit :

Ramiz Jahaj, 45 vjeç, banues në Vlorë;

Mikel Ziflaj , 26 vjeç, banues në fshatin Amanikaj, Memaliaj;

Leonidha Kociaj 55 vjeç, banues në Mallakastër;

Sefer Dukaj, 30 vjeç, banues në Vlorë;

Marjano Beta 20 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj dhe

Ervin Saka , 30 vjeç, banues në Memaliaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme