Arrestohen i dyshuari për vjedhje të rëndë

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit e stacionit policor të Ferizajt ,kanë arritur që të identifikojnë  personin H.H. njërin nga tre të dyshuarit për kryerjen e veprës  penale  të vjedhjes së rëndë .

I dyshuari, H.H. (m/sh/k  44 vjeç) në bashkëpunim me dy persona të tjerë, më datën 04.11.2019, rreth orës 03:00 minuta, në  fshatin Komogllavë, të maskuar kanë hy me forcë në lokalet e një  firme  dhe  kanë vjedhur 1.130 euro para të metalta, artikuj ushqimorë në vlerë 250 euro si dhe aparatin për numërimin e parave dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale:

-një aparat për numërim të parave

-gjërat ushqimore të vjedhura në këtë firmë

-një maskë

Pas intervistimit, prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

Të ngjashme