Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Ballasicë të Komunës së Podujevës ka ndaluar katër të dyshuar meshkuj shqiptarë, të cilët ishin me një traktor në të cilin kishin të ngarkuar drunj.
Siç njofton Policia, pasi që është vërtetuar se drunjtë janë prerë ilegalisht të dyshuarit së bashku me traktor janë sjellë në stacion policor. Policia njofton se njëri nga të dyshuarit ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.
“Njëri nga të dyshuarit ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Drunjtë dhe traktori janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.