Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arritur të arrestojë një grup të të dyshuarve, nën dyshimin se kanë kryer në vazhdimësi katër vepra penale.
Në pranga kanë përfunduar me inicialet B.S., L.SH., P.T., dhe F.XH., pas një hetimi dhe vëzhgimi special ku është kapur edhe sasi e madhe armatimi, njofton prokuroria.
Të dyshuarit thuhet se kanë kryer këto vepra penale:
Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge në bashkëkryerje, nga neni 273, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK – së;
Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, në bashkëkryerje nga neni 372 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK – së;
Detyrim nga neni 340 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK – së dhe;
Zjarrvënia nga neni 334 paragrafi 2 të KPRK – së.
Lidhur me këtë rast policia ka zhvilluar bastisje në katër lokacione të ndryshme, duke përfshirë shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarve dhe ka arritur të sekuestrojë prova materiale të rëndësishme për hetim, siç janë:
Një (1) automjet “Range Rover” me targa 04-551-FR;
Dy (2) çelësa te automjetit “Range Rover”;
Dy (2) telefona celularë, “Nokia” dhe “Iphone 7”;
Një (1) palë Dylbi, një (1) thikë patent, pesë (5) pjesë të armës, si dhe një (1) fishek i armës;
Një Pushkë gjuetie me një palë dylbi;
Dy pushkë përsëritëse;
Një pushkë gjysmë automatike;
Një pushkë automatike – AK 47;
Pajisje për pastrimin e armës;
Një revolver;
Një pistoletë në formë të lapsit kimik;
Njëmbëdhjetë (11 ) fishekë të kalibrit të panjohur;
Një pushkë gjuetie;
Municion me kalibër të panjohur me sasi 136 copë;
Një palë dylbi me mbishkrimin “GPS – ËIFI”;
Një granatë dore;
Një karikator me municion;
Gjashtë (6) Silenciator/shurdhues;
Tre (3) dylbi të armës;
Një karikator AK 47, si dhe 2 fishekë kalibër i panjohur;
Tre (3) sprej me mbishkrimin “NATO”;
Një Pushkë – M48 me 5 fishekë;
Një qantë dore me 9 paketime me fishekë të – AK 47, me nga 20 fishekë në secilin paketim (gjithsej 180 copë);
Një Karikator i armës – AK 47 me 4 fishekë;
Një gëzhojë e pushkës së gjuetisë;
10 krehër të fishekëve të AK 47 të zbrazura;
Një kuti e vogël me 14 fishekë me kalibër të panjohur;
Një telefon VIKO;
Një cigare e mbështjellur me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit “Marihuanë”, me një peshë prej rreth 1.35 gram;
Një pushkë automatike e tipit AK- 47;
Një pushkë gjuetie me ndriçim;
Tetë (8) fishekë te pushkës “CHEDDITE – 12”;
Një palë dorëza të zeza dhe një kapelë e zezë;
Një pushkë gjysëmautomatike e tipit 10 – she, me 26 fishekë të kalibrit 7.62 mm;
Një shurdhuese e armës (ngjyrë e zezë) dhe;
Dy fishekë të pushkës së gjuetisë.
“Të gjitha këto dëshmi janë evidentuar në vendin e ngjarjes nga Policia e Kosovës, përkatësisht njësia e krimteknikes, të cilat janë sekuestruar dhe do të shërbejnë si dëshmi/prova në procedurat e mëtejshme penale lidhur me rastin në fjalë”, thuhet në kumtesë.