Arrestohen katër persona në Prishtinë, u rrahën pasi u aksidentuanl

Prishtinë | 06 Gus 2025 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë arrestuar në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje pas një aksidenti trafiku.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një mosmarrëveshje mes disa personave pas një aksidenti në trafik, të ndodhur në rrugën ‘Ali Vitija’, në Prishtinë”.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe për mospërfillje të urdhrave të policisë, janë  shoqëruar në stacionin policor katër persona”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.

Ajo më tej tha se aktualisht, policia është duke i trajtuar rrethanat e ngjarjes.

Të ngjashme