Arrestohen katër persona për trafikim me njerëz

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 16:20 | Nga

Policia e Kosovës arreston 4 persona të dyshuar për veprat penale “trafikim me njerëz” dhe identifikon dy viktima të trafikimit.

Me datën 12 prill 2017, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, NJHTQNJ në Mitrovicë kanë bërë arrestimin e katër personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “trafikim me njerëz”, “shërbime seksuale të trafikimit”, “keqpërdorim seksual nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: Y. Q. lindur me 1993 m/sh/k; E. E. lindur me 1992 m/sh/k; A. Xh. lindur me 1989 m/sh/k; A. G. lindur me 1986 m/sh/k.

Pas një hetimi të zhvilluar nga njësitet policore të PK-së dhe në zbatim të urdhëresës së gjykatës për kontroll  janë kontrolluar dy lokacione shtëpi të të dyshuarve, ku është arrestuar i dyshuari i parë nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “trafikim me njerëz” kurse tre të dyshimtët e tjerë janë arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “shërbimet seksuale të trafikimit”.

Gjatë kontrollit në lokacione të caktuara në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar: 12 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Me këtë rast janë identifikuar edhe dy viktima të trafikimit të cilave u është ofruar ndihma sipas procedurave standarde vepruese për kujdesin ndaj viktimave të trafikimit.

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelor katër të arrestuarit ndalohen për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme