Policia e Kosovës, bazuar në objektivat strategjike dhe planifikimet operacionale për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimit të krimit, me 24.12.2020 Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, pas një pune hetimore ka arritur ti arrestojë katër (4) persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale “ Blerja , posedimi shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Njësiti policor fillimisht kishte arritur ti arrestoj tre personat e dyshuar, të cilët dyshohet se ishin ndaluar në një parking të magjistrales Mitrovicë-Prishtinë, për të kryer blerjen gjegjësisht shitjen e substancave narkotike.
Gjatë kontrollimit tek i dyshuari (E. M. viti 1993) janë gjetur dhjetë (10) gramë kokainë dhe një qese me marihuanë, të cilat dyshohet se i kishte blerë nga i dyshuari (M. K. Viti 1974) kurse tek ky i fundit janë gjetur një (1) qese e vogël me kokaine dhe parat e përdorura në shitblerje .
Si vazhdimësi e hetimeve me urdhëresë të organeve të drejtësisë janë bërë bastisjet e shtëpive të dy personave të dyshuar, (M. K. në Gjakovë) dhe një të dyshuari të tretë (B. R. në Orlloviq).
Për bastisjet e kryera në Gjakovë është njoftuar edhe Prokurori i krimeve të rënda, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:
– Një qese me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 109.88 gram,
– Një qese me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 28.44 gram,
– Dy qese me bari të gjelbër e dyshuar për narkotik të llojit marihuanë me peshe 3.2 gram,
– Një revole zastava 9 mm me nr serik 72529,
– Një karikator me 6 fishek dhe një karikator i Ak 47 i zbrazët, si dhe dy peshore digjitale,
– Dy vetura: njëra Polo me targa lokale dhe tjetra Shkoda me tabela zvicerane,
– Para të konfiskuara nga i dyshuari (M. K. Gjakovë) janë 735 Euro,
– Ndërsa para të konfiskuara nga i dyshuari (E. M.) janë 65 Euro dhe dy telefona.
Ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë tek i dyshuari (B. R. në Orlloviq) anë gjetur dhe konfiskuar :
– Një revole tipit Pjetro Bereta kalibri 7.65 me një karikator me 7 fishekë, 14 fishekë të kalibrit 7.62 mm, tre fishek të kalibrit 7.65 dhe dy gëzhoja të kalibrit 7.65,
– Një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar të llojit Kokain me peshë 0.63 gram,
– Një kuti plastike e mbushur me substancë te dyshuar narkotike te llojit Kokain me peshë 27.89 gram,
– Dy telefona dhe para të gatshme 35 euro, 10 franga, 10 dinar dhe 26 dollar.
Ky operacion i suksesshëm policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim në mes të njësiteve DHTN-Prishtinë dhe Gjakovë, të asistuara edhe NJSO Prishtinë.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorisë themelore departamenti i krimeve të renda, të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në qendrën e ndalimit.
Bashkangjitur keni disa foto të dëshmive të konfiskuara.