Arrestohen katër persona të dyshuar për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”

Prishtinë | 03 Shk 2026 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Janë arrestuar katër persona në Fushë Kosovë mbrëmjen e së hënës, të dyshuar për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Policia ka njoftuar se njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë.

“Ngjarja ka ndodhur me datën 1 shkurt 2026 rreth orës 20:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ku një nga viktimat kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, përderisa të tjerët ishin lënduar si rezultat i përleshjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 Lidhur me rastin pas veprimeve hetimore, janë identifikuar dhe janë arrestuar të dyshuarit: D. M., mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, R. M., mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. S., mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe A. S., mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  ndaj të cilëve Policia ka iniciuar një hetim dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Të ngjashme