Arrestohen mbi 80 persona në Kinë për falsifikim të vaksinave anti-COVID

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Mbi 80 persona janë arrestuar në Kinë për shkak se dyshohen se kishin shitur vaksina anti-COVID të falsifikuara.

Autoritetet njoftojnë se shitjet ishin kryer në tri qytete kineze derisa thuhet se janë kapur rreth tre mijë vaksina të tilla.

CNN shkruan se personat janë arrestuar në Jiangsu, Pekin dhe Shandong, derisa Ministria Kineze për Sigurinë Publike është duke hetuar mashtrimin për prodhimin dhe falsifikimin e vaksinave.

Vaksinimi i popullatës kineze është duke u bërë me vaksinat Sinovak dhe Sinofarm

Të ngjashme