Nënë e bir janë arrestuar nga policia si të dyshuar për një vjedhje të kryer disa ditë më parë.
Sipas raportit ditor të policisë, pas një pune hetimore të zhvilluar nga policia gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona për një vjedhje të ndodhur me 14 prill.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut.
Sipas raportit, dy të arrestuarit e dyshuar janë nënë e bir.
Pas intervistimit policia ka njoftuar njëri nga dy t arrestuarit është dërguar në qendër të mbajtjes.