Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e shtetit, pas hetimeve intensive të kryera, lidhur me veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, që në vazhdimësi merreshin me kryerjen e veprave penale të “kontrabandimit të migrantëve”, “falsifikimin e dokumenteve” dhe “shmangie nga tatimi” ka realizuar një operacion policor, që ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar
Personat e arrestuar në këtë rast janë:
· Sh. Sh. lindur me 1961 shqiptar/kosovar
· I. S. lindur me 1974 shqiptar/kosovar
· N. B. lindur me 1966 shqiptar/kosovar
· Xh. N. lindur me 1962 shqiptar/kosovar
· A. T. lindur me 1987 shqiptar/kosovar
Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:
Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit dërgohen në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.