Arrestohen pesë persona të dyshuar në Ferizaj për ‘organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm’

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, së bashku me autoritetet tjera të drejtësisë, po vazhdon me intensitet të shtuar aktivitetet e saj në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në përgjithësi, e me theks të veçantë ndërmarrjen e masave rigoroze ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë direkt në skemat e lojërave e fatit, bigjozit të paligjshëm apo edhe organizimin e tyre.

Me datën 18.09.1019, rreth orës 23:30, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, pas pranimit të informacioneve relevante, me leje të prokurorit kompetent, kanë realizuar një kontroll në një lokal në rrugën “Agim Matoshi” në Ferizaj, ku kanë hasur disa persona të dyshuar duke zhvilluar lojëra të bigjozit të paligjshëm. Menjëherë janë njoftuar dhe koordinuar me njësitet rajonale të Policicisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Ferizaj, për të ndërmarrë veprimet tjera sipas ligjit.

Pesë persona të dyshuar meshkuj shqiptarë kosovarë janë arrestuar, përfshirë edhe pronari i lokalit me ç’rast është iniciuar rasti për vepër penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm’.

Të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme