Hetuesit policorë të stacionit policor në Prizren, si rezultat i zhvillimit të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, pas një pune intensive kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë pesë persona të dyshuar për përfshirje në tridhjetë (30) raste të ndryshme të veprave penale ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje të renda’, raste këto të raportuara nga fundi i muajit dhjetor 2018 si dhe gjatë fillimit të muajit janar 2019 në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Prizren.
Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, ndërmjet datave 15 dhe 17 janar 2019, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar pesë persona të dyshuar:
E. SH, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
A. SH, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
G. E, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
A. K, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
B. SH, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
një biçikletë
një lopë
10 dele
Dy televizorë
Dy laptopë
Vegla pune
Një motosharrë
Gjashtë shpues (hillt)
Një thithëse elektrike
Një makinë larëse të automjeteve
Dy aparate të kafesë dhe
Gjësende tjera që ndërlidhen me këto vepra penale
Gjërat e sekuestruara pas procedurave të nevojshme, u janë kthyer pronarëve legjitim.
Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, të dyshuarit janë ndalur për 48 orë.