Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Kavajës në sajë të operacionit të koduar “Polici i Rremë”.
Fatjon Ahmetaj, 30 vjeç, dhe Ermir Bollmoshi, 26 vjeç, banues në Kavajë më 30 korrik janë identifikuar tek “Mali i Robit” në Golem, si punonjës policie tek shtetasit E.Gj., 17 vjeç dhe E. H., 17 vjeç, të cilëve ju kanë marrë çantat e krahut dhe 3 telefona celularë, shkruan Top Channel.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokument i rremë me logon e Policisë së Shtetit dhe 3 telefona celularë.