Policia e Shkodrës ka zbardhur skema për përfitimin e TVSH-së në formë rimbursimi në vlerën 44,602,171 lekë të reja.
Subjekti “General Impex” nëpërmjet aktivitetit të tij i ka shkaktuar dëm ekonomik shtetit ne vlerën 248, 994, 420 lekë nëpërmjet fshehjes së të ardhurave dhe 73.666.095 lekë të reja nëpërmjet mospagimit të taksave dhe tatimeve. Për këtë në pranga kanë përfunduar dy pronarët e një subjekti “Vip”.
Njoftimi
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimore Rajoni Verior Shkodër, Sektorin e Hetimit, pas një hetimi 3 mujor, ka zbardhur skemën për përfitimin e TVSH-së në formë rimbursimi në vlerën 44,602,171 lekë të reja.
Subjekti “General Impex” nëpërmjet aktivitetit të tij i ka shkaktuar dem ekonomik shtetit ne vlerën 248, 994, 420 lekë nëpërmjet fshehjes së të ardhurave dhe 73.666.095 lekë të reja nëpërmjet mospagimit të taksave dhe tatimeve. Për këtë në pranga kanë përfunduar dy pronarët e një subjekti “Vip”.
Pas verifikimeve nga Prokuroria dhe Hetimi Tatimor Rajoni Verior, Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër ka lëshuar 2 urdhër arreste për pronarët e subjektit, konkretisht ndaj shtetasve me inicialet K.M dhe D.Th si dhe ka marrë masën e pezullimit te ushtrimit të detyrës për noterin me inicialet Gj.K. dhe masës se detyrimit paraqitje për shtetasin A.B, pronar i një subjekti të lidhur si pjesë e mashtrimit me TVSH-në.
Këta shtetas kanë konsumuar veprat penale në baze të nenit 180 “Fshehje e te ardhurave”, neni 181 “Mos pagim i taksave dhe tatimeve”, ndërsa për noterin “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.