Organet greke të rendit kanë arrestuar dy shtetas grekë pranë kufirit me Shqipërinë teksa po përpiqeshin të kalonin me dy automjetet që drejtonin 14 refugjatë sirianë.
Siç bëjnë me dije burime policore përtej kufirit shqiptar, ata i prisnin pjesëtarë të tjerë të grupit të cilët do t’i shoqëronin sirianët nëpërmjet Shqipërisë në fillim në Kosovë, më pas në Beograd e prej atje drejt vendeve të Evropës Qendrore.
Çdo refugjat kishte paguar tek dy trafikantët 1200 euro.
Të arrestuarit, të moshës 40 dhe 73 vjeç, janë çuar tek prokurori, ndërsa u janë konfiskuar dhe dy automjetet. Përse u përket refugjatëve, ata do të rikthehen në kampin ku qëndronin.