Policia e njofton se ka arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale kontrabandim me migrantë.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë në ora 6:00.
“Gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme nen dyshimin për kryerje te veprës se larte-cekur, janë gjetur dhe sekuestruar shtatë copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një tytë e armës, një thikë ushtarake, një çelës për pranga dhe një fluturake metali”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.