Arrestohen tre persona për vjedhje në Prishtinë, dy prej tyre janë të mitur

Prishtinë | 02 Sht 2024 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë arrestuar në Prishtine pasi që të njëjtit në raste të ndara kanë qenë të përfshirë në vjedhje.

Rasti i parë është raportuar në shkurt të vitit 2024, ku në një banesë në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, ankueses (shtetase e huaj) nën kërcënimin e thikës i është grabitur portofoli.

Policia njofton se lidhur me këtë rast është identifikuar dhe arrestuari i dyshuari i cili është dërguar në mbajtje. Ndërsa për rastin e dytë që është raportuar se me datën 25 gusht në lagjen Dardania në Prishtinë, nga hetuesit policor janë identifikuar dhe arrestuar dy persona (të mitur) të dyshuar.

Ndaj tyre kanë filluar veprimet dhe procedurat e nevojshme policore lidhur me rastin, ndërkohë që me vendim të prokurorit po mbahen në qendrën e mbajtjes.

Të ngjashme