Sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë, në bashkëpunim të ngushtë me sektorin rajonal për hetime, pas një pune intensive operativo-hetimore kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar për ‘grabitje’.
Personat e arrestuar dyshohet se më 2 tetor 2016 në orën 23:30 në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë ia kanë grabitur viktimës- femër çantën e krahut në të cilën kishte të holla në vlerë 12.000 euro.
Personat e dyshuar janë: M.D 1981; N. P 1966 dhe M.D 1983.
Lidhur me arrestimin e tyre është njoftuar prokurori i çështjes me urdhër të të cilit tre personat e dyshuar janë mbajtur në ndalim policor, ndaj tyre është ushtruar kallëzimi penal policor, e më pas u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. /Telegrafi/