Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkuj kosovarë dhe një femër shtetase të Shqipërisë.
Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të prostitucionit.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë arrestuar me procedurë të rregullt.
“Me 14.02.2020 janë arrestuar tre te dyshuar –dy meshkuj kosovarë dhe një femër shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të cekur. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.