Arrestohen tre persona të dyshuar për rrëmbim, detyrim dhe lëndim të lehtë trupor

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Dje pasdite, hetuesit e krimeve të rënda të Sektorit të Hetimeve Rajonale në Mitrovicë, në bashkëpunim me njësitet policore të rajonit të Prishtinës kanë arrestuar tre persona të dyshuar për vepra penale.

Arrestimi i të dyshuarave është bërë në një lokacion në qytetin e Prishtinës, mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast të raportuar me datën 24 shkurt 2019, në zonën e përgjegjësisë të Skenderajt.

Hetuesit e krimeve të rënda, në bashkëpunim me prokurorin e rastit janë duke kryer hetimet për të sqaruar rrethanat e kryerjes së veprave penale tanimë të iniciuara si “rrëmbim, detyrim, lëndim i lehtë trupor” dhe “përdorim i armës”.

Personat e dyshuar të arrestuar janë: G. 30 vjeç, O. 35 vjeç dhe M. 38 vjeç.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarve të parë u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari A. M., është liruar për procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme