Tre persona janë arrestuar për disa raste të vjedhjeve në Gjilan.
Policia njofton se nga të dyshuarit janë sekuestruar një televizos, një biçikletë, një makinë shpuese, një orë dore, zmadhues zëri, makinë për prerje të flokëve, enë të ndryshme të kuzhinës, parfume e mjete higjienike, veshmbathje e gjëra të tjera të cilat pas verifikimit do të kthehen tek pronarët e ligjshëm.
“Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 28.09.2022 ka pranuar një ankesë nga ankuesi Kosovar Shqiptar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij nga ku kanë vjedhur gjësende të ndryshme. Në po të njëjtin lokacion janë paraqitur edhe tri raste të tjera të ndryshme të vjedhjeve të rënda.
Njësiti i Hetimeve të krimit nga Stacionit Policor Gjilan pas një pune të mire operacionale me datën 29.09.2022 ka arritur që të siguroj informata se tre të dyshua Shqiptar Kosovar A.T. (1997), A.E. (2000) dhe A.R. (2001) në bashkëveprim kanë kryer këto raste të vjedhjeve.
Tre të dyshuari janë lokalizuar dhe arrestuar nga ana e policisë të cilët janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Vjedhje e rëndë’’ dhe tre të dyshuarit e lartëcekur të ndalen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.