Tre persona janë arrestuar në Han të Elezit, pasi të njëjtit kanë vjedhur derivate të naftës nga kontejneri i një kompanie.
“Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Maqedonisë dhe një mashkull K-Shqiptar si dhe janë konfiskuar mjetet/pajisjet me të cilat dyshohet të jetë kryer vjedhja e naftës”, thuhet në raportin e Policisë.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”.