Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës se djeshme ka arrestuar tri femra të dyshuara, pasi pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën e katër femër, shkruan Ekonomia Online.
Njëra prej të dyshuarave në stacionin policor në Prishtinë ka sulmuar fizikisht zyrtaren policiore, si pasojë e sulmit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar tri të dyshuara femra K/Shqiptare, të cilat pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare. Njëra prej të dyshuarave në stacion policor nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarit policor dhe kishte sulmuar fizikisht zyrtaren policore. Si pasojë e sulmit zyrtarja policore ka pranuar tretman mjekësor, e dyshuara që kishte sulmuar policen me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarat tjera janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.