Dje në rrugën “B” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit BMW dhe dy këmbësore, ku si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësoret F.R, 23 vjeçare dhe L.A, 30 vjeçare, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Ngasësi i automjetit BMW, L. M, mashkull 20 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.
Trupi i viktimës L. A. është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.