Arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali, kapet 85 kilogramë kokainë

Prishtinë | 26 Pri 2023 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi ishte kapur derisa ishte duke e pritur që të merrte një ngarkesë në zonën doganore të portit të Vado Ligure (Savona) në Itali.

Ngarkesa për të cilën thuhej se kishte banane, brenda i pati 85 kilogramë kokainë, të ndara në 75 copë.

21-vjeçari shqiptar i pastrehë, u arrestua me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe u dërgua në burgun Marassi në Xhenova.

Në momentin e arrestimit shtetasit shqiptar iu gjet një celular dhe pajisje të ndryshme të përshtatshme për hapjen me dhunë të kontejnerit, shkruan mediumi italian TGR.

Të ngjashme