Policia e Kosovës ka arrestuar D.D 22 vjeçar, i dyshuar për veprat penale vjedhje e dy veturave, dhe për sulm ndaj personit zyrtar.
Siç bënë të ditur autoritetet policore në rajonin e Pejës, mbrëmë rreth orёs 00:40, patrolla e nёnstacionit Policor nё Groazhdec nё njё pikё kontrolli ka dhёnё shenjё qё tё ndalohet njё veturë tё tipit VW toruan, i njëjti nuk iu ёshtё ndalur Policisё dhe ka vazhduar me shpejtёsi tё madhe.
”Policia ka vazhduar ndjekjen e kёsaj veture, pas pak vetura ёshtё futur nё njё vend punim nё fshatin Gorazhdec-Pejё, tё dyshuarit kanё braktisur veturën dhe kanё ikur nё kёmbё nё drejtim tё panjohur, vetura e braktisur pas verifikimit ka rezultuar se ёshtё raportuar e vjedhur nё qytetin e Prishtinёs”, thuhet mes tjerash në kumtesën e policisë.
Tutje autoritetet bëjnë të ditur po ashtu se rreth orës 04:30, Qenda Operative pranё Drejtorisё Rajonale nё Pejё, ёshtё informuar nga viktima se persona tё panjohur ia kanё vjedhur veturën e tipit VW Golf me targa vendore tё cilёn e kishte tё parkuar ne oborrin e tij nё fshatin Kёrstoc-Pejё.
”Policia ka marrё masat e duhura pёr ta arrestuar personin e dyshuar, rreth orёs 05:15, nё fshatin Grabanicё-Klinё, policia ka dhёnё shenjё pёr ndalim veturёs sё tipit VW Golf me targa vendore, mirëpo i njëjti nuk ёshtё ndaluar dhe ka vazhduar me shpejtёsi tё madhe nё drejtin tё Prishtinёs, policia iu ёshtё vёnё pas, pasi qё i dyshuari ka arritur nё fshatin Dollc-Klinё, ёshtё vetёaksidentuar, i dyshuari ёshtё arrestuar nga policia dhe i njëjti gjatё arrestimit ka sulmuar policёt tё cilёt kanё pёsuar lëndime trupore”.
Pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48 orё.