Policia italiane ka arrestuar një 37 vjeçar shqiptar pasi i gjetën në banesë rreth 1.5 kg drogë. Agjentët e antidrogës e kishin nën vëzhgim prej disa javësh shqiptarin që jetonte në rrugën Asiago në Mirafiori.
Ata hynë në veprim në shtëpinë e tij, ku ai ishte gati të takonte një person tjetër, ndoshta një korrier të ngarkuar për dërgimin e drogës.
Ata kishin një zarf që përmbante kokainë, katër telefona celularë dhe rreth 700 euro para të gatshme.
Mbi 800 gram kokainë dhe 750 gram opium u gjetën në shtëpi, si dhe 2 mijë euro para të gatshme.
Ky është trafikanti i tetë i arrestuar muajin e fundit nga oficerët e policisë, me një sasi të përgjithshme prej 4 kilogramë drogë të sekuestruar.