Një 61 vjecar është ndaluar nga policia në Korçë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
Policia tha se ka vënë në pranga të moshuarin Jani Kallanxhi, pas dyshimeve se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, vetëm 8 vjeçe.
Mësohet se 8 vjeçarja ka probleme shendetësore ndërkohë që edhe nëna e saj vuan nga probleme të shëndetit mendor. Prokuroria ka nisur hetimet dhe ka lëshuar urdhër ndalimin.
Historinë e tij, 61 vjeçari e denoncoi vite më parë në emisionin ‘Fiks Fare’ ku apelonte për ndihmë pasi siç shprehej jetonte në kushte të vështira ekonomike./tch/