Policia në Skenderaj gjatë kontrollit në një shtëpi ka konfiskuar një pistoletë dhe ka arrestuar një 78 vjeçar me inicialet H.A.
Pos pistoletës së tipit M-57, policia ka kapur edhe dy karikatorë me 23 fishekë të kalibrit të njëjtë, ku si provë materiale janë konfiskuar.
Gjithashtu tek i njëjti është gjetur edhe një granatë dore me siguresë, ku njësia përkatëse e FSK-së për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar të pashpërthyer.
I dyshuari me urdhër të prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.