Policia e Kosovës përpos aktivistit Arianit Beqirit ka arrestuar edhe Gerolld Nikoliqin aktivist i Vetëvendosjes. Në këtë subjekt thonë se arrestimi i tij ka ardhur për shkak se po merrte pamje nga seanca gjyqësore, e cila ishte e hapur për mediat.
Një veprim i tillë, i papranueshëm, është tregues i qartë i bashkëpunimit mes policisë dhe drejtësisë së kapur, me synimin që ta largojnë vëmendjen e publikut sa më shumë nga kjo padrejtësi ndaj Adeas, Atdheut, Egzonit e Frashërit. Pafajësia e tyre është e vërteta rreth këtij rasti, e cila do të merret vesh sado që ky rast të zgjatet dhe përkundër jotransparencës së organeve të drejtësisë.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Arianit Beqiri dhe Gerolld Nikoliqi, sikurse thërrasim që të hiqet dorë nga ky rast i montuar ndaj katër aktivistëve. Përndjekjet ndaj gjithë aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! duhet të marrin fund. Ato nuk e ndalin në asnjë mënyrë angazhimin tonë për shtet të së drejtës dhe shoqëri të barabartë.