Arrestohet Albert Veliu, i njohur si dëshmitari “X”

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar sot në Prishtinë, Albert Veliu. I njohur si “Babalja”, Albert Veliu është arrestuar në qendrën e azilit në Prishtinë, raporton Indeksonline.

I njëjti është dërguar menjëherë në paraburgim. Veliu njihet edhe si dëshmitari “X” i PD-së në Shqipëri.

Veliu kishte tentuar pak muaj më parë që të largohej nga Shqipëria, por që ishte ndaluar në Kukës.

Më pas, ai kishte ardhur në Kosovë, ku sot edhe është arrestuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme