Arrestohet avokatja, dyshohet për korrupsion

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 11:40 | Nga

Nën dyshimin se ka ndërhyrë tek një prokuror i Prokurorisë së Tiranës, policia e kryeqytetit ka arrestuar paraditen e së enjtes avokaten Donata Lepenica.

Arrestimi është në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku burime për Top Channel kanë bërë me dije se javën e kaluar ky institucion ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në Prokurorinë e Tiranës, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Mësohet se nën hetim është edhe Prokurori i Tiranës, me inicialet P.H.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme