Policia e Kosovës ka arrestuar sot Bekim Sylën i cili tash e një kohë të gjatë po kërkohej për vrasjen e Ibush Kllokoqit.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
Kelani pa dhënë shumë detaje ka bërë me dije se personi i dyshuar tanimë i arrestuar është dërguar në mbajtje.
“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës bazuar në Aktvendim të lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ka arrestuar personin e dyshuar B. S. i lindur në vitin 1976. Personi i dyshuar tanimë i arrestuar është dërguar në mbajtje”, tha Kelani.
Bekim Syla ishte në arrati, kurse është i dënuar me 12 vjet burgim në rastin Bllaca.