Policia ka arrestuar një burrë në Prishtinë pasi kishte përdorur dhunë ndaj bashkëshortes dhe bijave të tij,
Rasti ka ndodhur dje, pasdite.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe bijave të tij, viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.