Një person është arrestuar në Podujevë, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:00.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.