Është arrestuar një burrë nga Deçani, pasi i njëjti dyshohet se e ka rrahur vajzën me të cilën ishte duke bashkëjetuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare me të cilën ishte duke bashkëjetuar”, njofton policia, përcjell Klankosova.tv.
Tutje, bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.