Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet dhe ndalohet 48 orë ministri Fikrim Damka, dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona

Arrestohet dhe ndalohet 48 orë ministri Fikrim Damka, dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se më 09.02.2025, ka sulmuar fizikisht dy persona. Kjo u konfirmua nga kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu. Sipas Kryeziut, rasti nuk ka të bëjë me vepra të cilat lidhen me zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur të dielën. Damka është kryetar i Partisë […]

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se më 09.02.2025, ka sulmuar fizikisht dy persona.

Kjo u konfirmua nga kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Sipas Kryeziut, rasti nuk ka të bëjë me vepra të cilat lidhen me zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur të dielën.

Damka është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka garuar në zgjedhjet parlamentare.

Siç mëson Kallxo.com, ai dyshohet se ka sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore.

Ndryshe, Damka është kryetar i partisë Kosova Demokratik Türk Partisi – KDTP.

Të ngjashme