Arrestohet doganieri në Korçë

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 10:17 | Nga

Një doganier është vënë në pranga ditën e djeshme pas akuzohet për korrupsion.

Bëhet fjalë për Genci Laçaj, 50 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë doganier pranë PKK Kapshticë.

Arrestimi i tij u bë pasi, pasi ai në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ka lejuar kalimin e një mjeti tip kamion me drejtues L.A, mbi të cilin ishte ngarkuar një mjet tjetër tip kamionçinë e dëmtuar, me targa dhe dokumentacion të falsifikuara, duke shmangur detyrimet doganore për këtë të fundit.

Për këtë arrestim, policia thotë se materialet hetimore ia ka kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme