Policia e Kosovës sot rreth orës 13:40 ka arrestuar D.L. i lindur (1989) nga fshati Shaptej të komunës së Deçanit, i dyshuar i dytë për vrasjen e vëllezërve Ramaj që ka ndodhur mbrëmë në Deçan.
Me këtë rast është konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Të gjitha veprimet e hetueseve policor janë bërë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit.
Hetuesit gjatë procesit hetimor janë duke bërë përpjekje për të zbuluar motivin dhe rrethanat tjera të cilat kanë çuar deri te ky rast i vrasjes.
Burim dhe Rexhep Ramaj janë vrarë mbrëmë në fshatin e tyre Shaptej. Pas vrasjes është arrestuar i dyshuari S.L babai i të dyshuarit që është arrestuar sot.