Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në fshatin Loxhë të Pejës, ku është arrestuar një grua e dyshuar për mashtrim.
Ajo dyshohet se gjatë periudhës 2022-2024 ka mashtruar persona duke iu premtuar sera me subvencione, por ka kërkuar pagesa prej 300-400 euro për transportin dhe montimin e tyre.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar prova përfshirë një laptop, vulë dhe dokumente. Vlera e dëmit llogaritet rreth 30,000 euro.