Arrestohet edhe personi i dytë për dhunimin e të miturës në Suharekë

Prishtinë | 03 Tet 2024 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar për dhunimin e një të miture më datë 26 shtator në Suharekë.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se policia të mërkurën ka arritur ta arrestojë të dyshuarin tjetër, kurse i dyshuari i parë ishte arrestuar menjëherë.

“Me 02.10.2024 lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme